Gjenerallejtënant Bashkim Jashari informoi homologët e tij për zhvillimet e fundit brenda FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim zyrtar Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, si dhe Drejtorin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange. Gjatë takimit, Gjeneral Jashari i informoi homologët e tij për zhvillimet e fundit brenda FSK-së, përfshirë trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe aktivitetet institucionale. Palët diskutuan gjithashtu edhe për gjendjen aktuale të sigurisë, si në nivel vendor ashtu edhe rajonal. Në përfundim të takimit, u vlerësua lartë bashkëpunimi ekzistues ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, si dhe u ritheksua përkushtimi për të thelluar më tej këtë bashkëpunim në funksion të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …