Gjermania i dhuroi FSK-së një laborator të gjuhës gjermane

Gjermania i dhuroi FSK-së një laborator të gjuhës gjermane

Zëvendës ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, z. Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën më 5.09.2017, në vizitë pune, zëvendës ambasadorin e Gjermanisënë në Republikën e Kosovës, z. Jan-Axel Voss.

Zëvendës ministri Latifi e falenderoi ambasadorin Voss, për ndihmat e vazhdueshme që Gjermania po jep për Kosovën dhe në kuadër të saj edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Z. Latifi përmes zv. ambasadorit Voss, falenderoi edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat Ushtarake të Gjermanisë, të cilët po japin një koontribut të madh në profesionalizimin e FSK-së, përmes shkollimit, trajnimeve, pjesëmarrjes në ushtrime dhe seminare të pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes donacioneve.

Gjithashtu, zëvendës ministri Latifi dhe gjenerali Rama, me këtë rast e njoftuan zv.ambasadorin Voss, edhe me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së.

Nga ana e tij, zëvendës ambasadori gjerman Jan-Axel Voss, premtoi se do të angazhohet për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi të  mirë, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Pas takimit, në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të laboratorit modern për mësimin e gjuhës gjermane për pjesëtarët e FSK-së. Në takim ishin prezent edhe zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, atasheu ushtarak i Gjermanisë në Kosovës, koloneli Martin Herrmann dhe këshilltari gjerman për Logjistikë në MFSK-së, nënkoloneli Michael Gierse.

Kontrolloni gjithashtu

Nexhmi Lajçi: Populli Shqiptarë kaloi nëpër shumë pranvera të përgjakshme për të ardhur deri të kjo pranverë ku ne sot në liri

Populli Shqiptarë kaloi nëpër shumë pranvera të përgjakshme për të ardhur deri të kjo pranverë …