Gjermania ka mirëpritur uljen e tensioneve midis Kosovës e Serbisë

Gjermania ka mirëpritur uljen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë. Zëdhënësja e qeverisë gjermane Kristiane Hoffmann në Berlin, ka deklaruar se prioriteti tani është që të mbështetet dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe Qeveria gjermane po e bën këtë në mënyrë shumë aktive. Ajo iu  referuar  barrikadave të militantëve serbë të ngritura javët e fundit në dhjetëra lokacione në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët e hyrjes në dy pika kufitare me Serbinë. Gjermania rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e saj për përpjekjet ndërmjetësuese të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Gjermania riafirmon mbështetjen për KFOR dhe ekipin këshillues të NATO-s në Kosovë

Sot, gjatë Konferencës së Shteteve Kontribuese të Forcave KFOR, Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane …