NATO vendos masa emergjente në Kosovë, Stoltenberg nesër pret në takim kryeministrin Hoti

Gjermania ka zgjatur mandatin e trupave të veta ushtarake në misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë

Tani për tani janë vetëm 80 ushtarë të Bundeswehrit gjermn të vendosur në misionin e KFOR-it, i cili numëron 3,700 trupa – personel operativ ushtarak. Vendimi e bën Gjermaninë kontribuuesin e tretë më të madh në KFOR, pas Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Përkushtimi ynë në terren me njerëzit në Kosovë dhe në përgjithësi me njerëzit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë këto ditë, sepse ne jemi dëshmitarë të një lufte brutale në mes të Evropës”, tha në Bundestag të mërkurën Thomas Hiçler, sekretari i Shtetit në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes. Dhe kjo ka gjithashtu pasoja këtu në Evropën Perëndimore, si dhe, veçanërisht, në Ballkanin Perëndimor multietnik. Rusia ka pasur gjithmonë një interes të konsiderueshëm në destabilizimin e rajonit. Kjo është gjithashtu një mënyrë për të ushtruar presion ndaj Bashkimit Evropian”, shtoi ai. Ndërsa mocioni për zgjatjen e operacionit thotë se situata aktualisht është stabile, theksohet se ekziston potenciali për përshkallëzim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …