Gjermania kërkon zbatim të vendimeve të Kushtetueses

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, është takuar sot me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, në një moment vendimtar për procesin e konstituimit të institucioneve të reja shtetërore. Në njoftimin zyrtar të ambasadës gjermane theksohet se Böttcher ka vlerësuar lartë punën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka riprovu mbështetjen e plotë të Gjermanisë për pavarësinë dhe funksionimin e saj, duke theksuar se zbatimi i vendimeve të kësaj gjykate është detyrim kushtetues për të gjithë akterët politikë. “Të gjithë akterët politikë duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës — ky është një detyrim kushtetues për deputetët. Mospërmbushja e këtij detyrimi jo vetëm që e zgjat, por edhe e thellon krizën politike, duke e dëmtuar vendin. Është koha që vendi të vihet në radhë të parë, jo interesat partiake”, thuhet në njoftim. Takimi ndodhi në një kohë kur vendi ndodhet në krizë të thellë institucionale, tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në shkurt, ndërsa Kosova ende nuk ka Kuvend të konstituar dhe as qeveri të re. Gjykata Kushtetuese më 30 shtator ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Sipas vendimit, deputetët janë të detyruar ta përfundojnë këtë proces brenda 12 ditësh nga dita e publikimit të aktgjykimit të plotë. Ky aktgjykim hyn në fuqi ditën e publikimit dhe njoftimit të palëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti po flet si njeri i Serbisë dhe Rusisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të …