Gjermania nis ‘ashpërsimin’ e masave ndaj refugjatëve

Më shumë se 1 milion emigrantë kanë arritur përmes rrugëve
të ndryshme në Gjermani. Qeveria gjermane po i bën përgatitjet e fundit për të
parandaluar valën e pandalshme të emigrantëve. Masat e reja të ndërmarra nga
Berlini, përfshijnë një ndalesë dy-vjeçare për bashkimin familjar për
azilkërkuesit, u jepet mbrojtje e limituar dhe shpejton procedurat për
deportimin e aplikacioneve të dështuara. Kancelarja gjermane, Angela Merkel po
përjeton nivelet më të ulëta të popullaritetit për shkak të vërshimit të
emigrantëve ilegalë e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që kanë shtuar
edhe tensionet e brendshme në Gjermania. Autoritetet gjermane kanë nisur lëshimin
e kartave të indentifikimit për refugjatët. Qëllimi është të bëhet më e
vështirë për individët që të udhëtojnë nëpër Gjermani me identitete të
ndryshme, duke i identifikuar ata përmes shenjave të gishtërinjve.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …