leoni

Gjermania rikonfirmon mbështetjen për Kosovën drejt BE-së

Sekretari i Parlamentit të Shtetit Gjerman, Johann Saathoff,  ka rikonfirmuar përkushtimin e shtetit gjerman për të ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi se që nga viti 1999, Gjermania ka kontribuar me mbi 900 milionë euro për projekte zhvillimore në Kosovë dhe do të vazhdojë të japë mbështetje në përpjekjet për afrimin me BE-në. “Qeveria gjermane planifikon të vazhdojë kontributin e saj, për ta përforcuar këtë rrugë drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian,” deklaroi Saathoff.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Gjermane u bën thirrje deputetëve, gjeni kompromis për Kosovën

Pas tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës u rikthyen në sallën plenare – …