Gjermania zgjat mandatin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë

Qeveria federale e Gjermanisë ka vendosur të zgjasë mandatin e trupave të saj ushtarake që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja gjermane Die Zeit, ndërkohë që vendimi i ekzekutivit gjerman do të duhet të marrë edhe miratimin zyrtar në Bundestag.  Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, deklaroi se ky vendim është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Berlinit ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Situata e sigurisë në Kosovë mbetet ende e brishtë,” theksoi Kornelius, duke arsyetuar rëndësinë e vazhdimit të pranisë ushtarake gjermane në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s. Gjermania është një nga kontribuueset kryesore në KFOR që nga themelimi i këtij misioni në vitin 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë. Prania e trupave gjermane ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe në mbështetjen e institucioneve vendore të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …