Gjimnazi “Hamëz Jashari” ka kremtuar dy përvjetorë, 56 vjetori i themelimit dhe 73 vjetori i lindjes së ideologut Hamëz Jashari”

Në një manifestim të organizuar nga Gjimnazi “Hamëz Jashari”, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtori i Arsimit, Kastriot Duraku, drejtorë të Ekzekutivit, drejtorë shkollash, profesorë, nxënës dhe të ftuar të tjerë, janë kremtuar dy përvjetorë, 56 vjetori i themelimit dhe 73 vjetori i lindjes së ideologut Hamëz Jashari”. Në fjalimin e tij, kryetari Nura, duke i përgëzuar nxënësit, drejtorinë e gjimnazit, profesorët dhe të tjerët, ka thënë se Gjimnazi “Hamëz Jashari” është vatër e dijes që për më shumë se gjysmë shekulli ka dhënë kontribut në edukimin dhe arsimin e gjeneratave të tëra, ndërkaq për heroin tonë kombëtar, tha se Hamëz Jashari ishte ideolog, njëri i pendës dhe pushkës. Një historik të shkurtër të gjimnazit e paraqiti drejtori Hajdar Beka, ndërkaq ka uruar nxënësit dhe profesorët për ditën e shkollës. Në fund të fjalimeve, nxënësit kanë shfaqur një program artistik.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …