Brickos

Gjimnazi “Kuvendi Lezhës” në Viti pjesë e “Klubit Medial”

Në kuadër të projektit “Të rinjtë për digjitalizim”, sot është mbajtur takimi i 7 shkollave nga qytete të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë krijuar “Klubin Medial” të shkollave, ku pjesë e këtij projekti është edhe gjimnazi “Kuvendi Lezhës”, në Viti. Në këtë takim u zyrtarizua rrjeti joformal i klubeve dhe u bë prezantimi i planit të veprimit për vitin 2024, të këtyre klubeve. Në këtë takim të pranishëm ishin drejtoresha e arsimit në Viti, Arta Ajeti drejtorët e shkollave pjesëmarrëse si dhe Hana Zylfiu – Haziri nga Qendra për Arsimin e Kosovës. Përndryshe, ky projekt implementohet nga rrjeti  “Smart Ballkans* dhe përkrahet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …