Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, me anë të një postimi ka kërkuar nga Isa Mustafa që të largohet nga posti i kryeministrit. “Se Kosova nuk ka kryeministër e as qeveri u vërtetua edhe sot. Kryeministri i Kosovës nuk po mund as të emërojë ministra e as t’i shkarkojë ata pa leje të Serbisë. Aq më tepër, Vuçiqi po ia shkarkon ministrat. Turp më të madh nuk mund të përballojë Kosova. Kështu nuk ka qenë as në kohën e UNMIK-ut. Ik o kryeministër se na turpërove. Kosova nuk i ka borxh lëkurës sate”, ka shkruar Gjini.
Kontrolloni gjithashtu
Lahi Brahimaj: AAK-ja nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, por nuk ka vija të kuqe ndaj partive të tjera
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe një nga komandantët më të shquar të saj, …