Milo Gjukanoviq

Gjukanoviq: Beteja e Serbisë për Kosovën kaherë ka humbur

Kryeministri, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se askush në Mal të Zi nuk ka dëshiruar ta dëmtojë Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës, por  autoritetet në Serbi duhet ta kuptojnë se Kosova ishte betejë e humbur qysh moti. Askush në Mal të Zi, duke filluar prej vendimmarrësve, e deri te secili qytetar, nuk ka pasur qëllim të keq, që me njohjen e Kosovës ta dëmtojë Serbinë. Ishte perceptim i yni i asaj që është dashur të bëhet në rregullimin e gjendjes në rajon dhe krijimin e parakushteve për vendosjen e stabilitetit më të madh dhe ripërtëritjen e besimit”, tha Gjukanoviq për televizionin B92. Ai theksoi se disa herë i kishte thënë presidentit të atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të tashëm, Aleksandar Vuçiq, se bindja e tij është se Serbia e tashme është në pozitë që ta pranojë faturën për betejën e humbur për çështjen e Kosovës, raporton agjencia Beta. Sugjerimi im për Tadiqin dhe Vuçiqin ishte se për shkak të betejes së hershme të humbur të mos i bllokojnë ato që janë gjasë reale zhvillimore të Serbisë së sotme dhe asaj të ardhshme, tha Gjukanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Halil Çadraku reagon pas protestave të mbrëmshme, mesazh për rininë dhe luftëtarët e UÇK-së

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halil Çadraku, ka reaguar pas protestave të mbrëmshme në …