Gjuriq: Autoritetet e Kosovës nuk do të mundin më i bindë serbet për ndryshimet kushtetuese që e bëjnë Kosovën më ushtri

Gjuriq: Askush nuk mund të ma kufizojë lëvizjen nëpër Kosovë

Zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq ka kërcënuar se askush nuk mund ta ndaloj atë që të shëtis nëpër Kosovë, ngado që dëshiron. Ai ka theksuar më tutje se nuk është e vërtetë se është dëbuar por se ka pasur një përpjekje të tillë. Askush nuk mund të ma kufizojë lëvizjen nëpër Kosovë dhe as që do të pranoja në gjë të tillë. Pas përpjekjes së dështuar për të më dëbuar nga Kosova, kam vazhduar vizitën time në krahinën jugore serbe e një ditë më vonë nga Graçanica kam shkuar për vizitë zyrtare në Rashkë e në Kralevë. Nuk e di se kush konkretisht nga Prishtina qëndron prapa kësaj që ka ndodhur por incidenti është krijuar për shkaqe politike dhe me qëllim që të poshtërohet përfaqësuesi i shtetit të Serbisë. Zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq i ka deklaruar më tutje gazetës serbe “Politika” se pjesëtar të policisë së Kosovës janë munduar ta nxjerrin atë nga vetura në Graçanicë por nuk ia kanë dal mban edhe fal reagimit të banorëve të Graçanicës.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …