OKB-ja

Në Asamblenë e Përgjitshme të OKB-së Kosova duhet të ketë diplomaci më aktive

Duke folur për pjesëmarrjen e vendit tonë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë thënë se Kosova duhet të ketë diplomaci më aktive në takime të tilla. Profesori i Të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka theksuar se Asambleja e Përgjithshme të OKB-së, është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe institucionet tona dhe diplomacia duhet të dijnë se si të veprojnë në rrethana të tilla. Ai ka theksuar më tutje se praktika e deritashme fatkeqësisht tregon trend negativ për faktin se ky eveniment, në të shumtën e rasteve është përdorur për turizëm politik. Edhe eksperti tjetër, Bekim Baliqi ka thënë se diplomacia e Kosovës duhet të jetë shumë më aktive në Asamblenë e Përgjithshme dhe të ketë një strategji të re për t’iu kundërvënë diplomacisë serbe e cila po bënë propagandë kundër Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …