Papa Françesku ka reaguar të enjten ndaj gazetarisë së bazuar te thashethemet, të cilën e ka konsideruar një formë “terrorizmi”. “Përhapja e thashethemeve është një shembull terrorizmi, shembull sesi ju mund të vrisni një person me gjuhën dhe penën tuaj”, tha ai. “Kjo është edhe më e vërtetë për gazetarët, sepse zëri i tyre shkon te kushdo, ndaj dhe kjo përbën një armë të fuqishme në duart e tyre”. Papa shtoi gjithashtu se mediet që nxisin frikën prej emigrantëve janë duke vepruar në mënyrë terroriste. Ai i bëri këto komente në një adresim të bërë përpara udhëheqësve të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve italianë, duke thënë se reporterët duhet të gërmojnë edhe në vrimat më të vogla për të gjetur të vërtetën, veçanërisht në epokën e sotme kur mbulohen lajme të gjithësishme. Në vitin 2009, disa media të zotëruara nga familja e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi u kritikuan ashpër nga Shoqata e Gazetarëve, për shkak të historive që vinin në dyshim besueshmërinë e një gjyqtari që kishte dhënë një vendim gjyqësor kundër një kompanie të zotëruar nga familja Berlusconi.
Kontrolloni gjithashtu
Isa Mustafa: Procesi gjyqësor në Hagë kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shumë i rëndë
Duke folur për procesin në Gjykatën e Hagës, ish kryeministri, Isa Mustafa ka vlerësuar se …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
