Gjuriq: Autoritetet e Kosovës nuk do të mundin më i bindë serbet për ndryshimet kushtetuese që e bëjnë Kosovën më ushtri

Gjuriq: Marrëveshja për tabelat nuk do të vlejë për serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës

Pas arritjes së marrëveshjes për tabelat, udhëheqësi i delegacionit nga Serbia, Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi ka arsye të jetë i kënaqur me marrëveshjen e arritur. Ai është cituar të ketë theksuar se marrëveshja e harmonizuar e ka ndryshuar marrëveshjen më të keqe për Serbinë bërë në vitin 2011. Ajo parashihte suspendimin e tabelave me regjistrim serb në Kosovë, ndalimin e dhënies së tabelave të regjistrimit të Serbisë në Kosovë si dhe suspendimin e dhënies së tabelave neutrale me shenjën KS. Kemi penguar që tabelat në të cilat shkruan RKS dhe që kanë stemën e Kosovës të mos hyjnë në territorin e Serbisë dhe ato të mbulohen me një shirit të bardhë. Kjo do të vlejë edhe për tabelat serbe në Kosovë  por regjimi i mbulimit të simboleve nuk do të vlejë në veriun Kosovës, ka theksuar udhëheqësi i delegacionit nga Serbia, Marko Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …