Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit, mbajti një seancë kundër kryekuvendarit, Glauk Konjufca, i akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës, në Kuvend

Në Gjykatën e Apelit, është mbajtur seanca e kolegjit, ku  ka munguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Në këtë seancë Prokuroria kërkoi nga Apeli që ky rast të kthehet në rigjykim, ndërkaq mbrojtësja e të akuzuarit Konjufca, avokatja Arbnora Zeqiri ka kërkuar që vendimi i Themelores të vërtetohet. Prokuroria në ankesë pretendon se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar gjendjen faktike, andaj ka kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim. Konjufca akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet. Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët, Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare. Konjufca akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burg  prej tre muaj deri në tre vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …