Taulant Balla

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë kundër deputetit Taulant Balla

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Balla, i paditur nga vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha për shpifje. Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist u padit nga Argita Berisha menjëherë pas deklaratave të tij publike, ku akuzonte vajzën e ish-kryeministrit dhe zyrën e saj ligjore se i kishte kërkuar 3 përqind të vlerës së investimit si tarifë suksesi biznesmenit Zafar Ansar. Në procesin e gjykuar në Shkallën e Parë, gjykata i dha të drejtë Argita Berishës, por deputeti Balla e cilësoi si të padrejtë vendimin dhe e apeloi atë. Akuzat e Ballës u konfirmuan në atë kohë edhe nga vetë biznesmeni Ansar. Në një intervistë të dhënë për Top Channel më 23 janar të 2013-ës, pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme ai thotë së është takuar me Argitën përmes ambasadorit të Shqipërisë në Arabinë Saudite.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …