Shukri Buja

Gjykata e Apelit të Kosovës kërkon që çështja e të dënuarit, Shukri Buja t’ i kthehet gjykatës së shkallës së dytë në rigjykim

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Shukri Buja, për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni përkatës ligjor, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësit e të dënuarit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e kolegjit të mbajtur më 17 mars të vitit 2021, vendosi që të miratoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarit, Shukri Buja. Kolegji i Gjykatës Supreme ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës të datës 15.12.2020 në pjesën dënuese, përkitazi me këtë të dënuar, kërkon që  çështja i kthehet gjykatës së shkallës së dytë në rigjykim.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …