leoni

Shkollat në komunën e Junikut nga e mërkura vazhdojnë mësimin sipas skenarit C (mësim online)

Shtabi Emergjent komunal i komunës së Junikut ka mbajtur takimin e radhës, pas rritjes së numrit të të infektuarve me Virusin COVID-19 në nivel vendi dhe bazuar në faktin që virusi po atakon edhe grupmosha të reja, Shtabi Emergjent komunal u dakorduan që nga dita e mërkurë, më datë 31 Mars 2021 shkollat në komunën e Junikut të vazhdojnë mësimin sipas skenarit C (mësim online), si preventiv për lokalizimin e rritjes së rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19 në nivel lokal, për të rishikuar përsëri masat dhe vazhduar varësisht prej zhvillimit të situatës. Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi ka njoftuar anëtarët e shtabit me gjendjen epidemiologjike në komunën e Junikut dhe për takimet e vazhdueshme me Kolegjiumin e Arsimit dhe Shëndetësisë në Kuadër të Asociacionit të Komunave dhe Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës epidemiologjike dhe fillimin e vaksinimit nga kontigjenti i I-rë. Sipas profesionistëve shëndetësor gjendja në komunën e Junikut është e menaxhueshme pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve dhe gjendja e të infektuarve është stabile, gjithashtu anëtarët nga komuniteti i bizneseve dhe ai fetar shprehën gatishmërinë për angazhim në mënyrë që të ruhet shëndeti i përgjithshëm. Shtabi Emergjent Komunal lutë qytetarët për kujdes, pasi që vendi ynë po ballafaqohet me mbingarkim të kapaciteteve shëndetësore dhe gjatë javës së fundit kemi shënuar numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve, duke pasur raste të vdekurve edhe tek moshat e reja, ndaj iu lutemi të ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve duke shmangur frekuentimet e hapësirave të mbyllura, kontaktet e afërta dhe duke respektuar masat mbrojtëse bazë me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm.

#respektomasat

#ruajshëndetintënddhetëfamiljarëve

#mbajemaskën

#respektodistancën

#pastroduartrregullisht

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …