Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seancat që do të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt. “Të gjitha konfirmimet i janë dërguar personave që do të ndjekin seancën e deklaratave përmbyllëse në objektin e DHSK-së në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që është caktuar të mbahet më 9-13 shkurt. Jemi përpjekur që t’i përgjigjemi të gjitha kërkesave për t’u ulur në galerinë për publikun sa më shumë që ishte e mundshme, megjithatë, interesimi për të ndjekur seancat ishte i lartë, dhe prandaj vendet në galerinë për publikun ishin të kufizuara, që do të thotë se nuk kishte vende në dispozicion për të gjithë ata që kishin bërë kërkesë. Në qoftë se nuk keni marrë email konfirmues, atëherë fatkeqësisht nuk kishte vende të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës suaj” thuhet në mes tjerash në njoftimin e Gjykatën e Hagës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
