Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj Albin Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të aprovojë kërkesën për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj Faton Klinakut, duke pushuar procedurën penale të ngritur ndaj tij për veprën penale të “Kanosjes” ndaj Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Sipas raportimit të “Betimi për Drejtësi”, ndryshe nga Klinaku, procesi penal do të vazhdojë ndaj të akuzuarit tjetër në këtë rast, Nuredin Selmani. Klinaku ishte ngarkuar me akuzë se, përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, kishte publikuar shkrime me përmbajtje kërcënuese në drejtim të kryeministrit Kurti. Postimet e kontestuara datojnë nga gushti i vitit 2023 dhe përmbanin deklarata të cilat prokuroria i kishte vlerësuar si kërcënim serioz. Seanca fillestare për këtë çështje ishte mbajtur më 3 shtator 2025, ku të dy të akuzuarit, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani, ishin deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në KQZ mes PDK-së dhe VV-së për votimin e të akuzuarve në Hagë

Debati për votimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në …