Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Gjykata Speciale cakton për 14 korrik shpalljen e aktgjykimit të Apelit në çështjen Pjetër Shala

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se shpallja e aktgjykimit të Apelit në çështjen ndaj Pjetër Shalës do të bëhet më 14 korrik 2025, në ora 11:30 sipas orës së Evropës Qendrore. Fillimisht, seanca ishte planifikuar për 15 korrik, por është ndryshuar me vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të datës 4 qershor. Seanca do të jetë publike dhe do të mund të ndiqet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të gjykates speciale me 10 minuta vonesë, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Po ashtu, publiku ka mundësi të ndjekë seancën nga galeria për vizitorë në objektin e gjykatës. Në korrik të vitit 2024, Shala u shpall fajtor nga Dhomat e Specializuara për krime lufte: ndalim arbitrar, torturë ndaj së paku 18 personave dhe vrasje e paligjshme ndaj një personi në Fabrikën e Metalit në Kukës gjatë periudhës 17 maj – 5 qershor 1999. Ai u dënua me 18 vjet burg. Aktualisht, Shala ndodhet në proces të apelimit të vendimit, me pretendimin për mbrojtje të ligjshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci pret në takim homologun zviceran, Martin Pfister , për bashkëpunimin ushtarak dhe rolin e diasporës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendësministrin në detyrë …