Marta Kos: Serbia përballet me sfida serioze – anëtarësimi në BE kërkon përmbushje të detyrimeve

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në një intervistë për Deutsche Welle, ka deklaruar se Serbia ndodhet në një situatë shumë të vështirë dhe se BE e mbështet fuqishëm rrugën e saj evropiane dhe popullin serb. Duke komentuar protestat në Serbi dhe procesin e stërzgjatur të integrimit, Kos ka theksuar se ndonëse Serbia është vend kandidat prej vitesh, ende nuk ka zbatuar të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim. “Pikërisht për këtë arsye ne po i ndihmojmë për të zbatuar këto reforma,” tha ajo. E pyetur për çështjen e Kosovës si një nga kushtet kyçe për integrimin, Kos theksoi se rruga drejt BE-së është një zgjedhje sovrane, por që kërkon përmbushjen e përgjegjësive të qarta. “Askush nuk po e detyron Serbinë. Por kur një vend thotë: ‘Po, ne duam të bëhemi anëtar i BE-së’ – atëherë duhet të veprojë në përputhje me këtë synim. Shumë gjëra duhet të realizohen,” tha Komisionerja evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …