Dardan Molliqaj

Gjykata Speciale do të na sjellë pasoja të pariparueshme nëse rrimë anash e bëjmë sehir, thotë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Aktgjykimi kundër Salih Mustafës sot,  është edhe një herë vulë për natyrën e vetë Gjykatës Speciale, thotë kryetari i PSD, Dardan Molliqaj. Ai ka shkruar me këtë raste Gjykata, edhe nëse s’ka asgjë, e ka të ashtuquajturën, Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Filloi si akuzë për trafik organesh, sepse kështu nisej urgjenca për themelim. Po përfundon me ‘Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale’ si formulim-mekanizëm për dënim. Kjo gjykatë është dizajnuar për dënim. Ai ka theksuar se vitet 1998-1999 ngadalë po bëhen argument për Serbinë. Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale  është instituti kriminalizues për luftën e UÇK-së. Aty fillon akuza për motivet, përmes saj janë sajuar standarde të veçanta të gjykimit. Gjykata Speciale është pasojë direkte e reaksionit të brendshëm ndaj UÇK-së. Shumë reaksion është prodhuar për këto vite. Gjykata Speciale nuk është një mekanizëm para të cilit dëshmohet virtyti e vërtetësia e luftës. Gjykata Speciale do të ketë pasoja të pariparueshme nëse rrimë anash e bëjmë sehir”, ka shkruar, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …