Gjykata Speciale hyn në shkolla pa leje

Gjykata speciale ka konfirmuar raportimin e Nacionales se po zhvillojnë ligjërata me nxënës në Kosovë, duke hapur debate serioze mbi transparencën, kompetencat dhe etikën e përfshirjes së një gjykate ndërkombëtare në ambientet shkollore. Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka deklaruar se në këto ligjërata ekipi i informimit të gjykatës këtë javë po zhvillon aktivitete për të informuar grupet studentore në Prishtinë rreth mandatit dhe procedurave të gjykatës, si dhe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre”, ka thënë ajo. Komuna e Prishtinës ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për këtë aktivitet dhe se po pret një përgjigje zyrtare nga institucioni arsimor përkatës lidhur me raportin. Kjo mungesë koordinimi mes autoriteteve lokale dhe organizatorëve të aktivitetit ka shtuar dyshimet për mënyrën se si janë lejuar këto ligjërata. Sipas raportimit, ligjërata është mbajtur të mërkurën në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Drejtoria e kësaj shkolle e ka konfirmuar aktivitetin, por ka theksuar se, sipas tyre, ai nuk ishte i organizuar drejtpërdrejt nga Gjykata Speciale, por nga një organizatë joqeveritare. Ky zhvillim ka hapur diskutime të reja në opinionin publik: a është e pranueshme që një gjykatë me mandat të kontestuar në Kosovë të hyjë në shkolla për të “informuar” nxënësit?

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK mbështet çdo përafrim të Kosovës me SHBA-të, përfshirë rolin e Osmanit në Bordin e Paqes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka komentuar prezencën e presidentes Vjosa Osmani …