Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale,

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin eprorit të UÇK-së, gjatë luftës, Pjetër Shala

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, i akuzuar gjoja për krime lufte. Vendimi është marrë nga gjykatësi francez i procedurës paraprake, Nicollas Gyiju. Me këtë rast, gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen që parashtresat e radhës mbi rishiqimin e paraburgimit t’i dërgojë jo më vonë se më 13 tetor. Vendimi i Gjykatës Speciale akordon me vizitën e  kryetares së Gjykatës Ekaterina Trendafilova, e cila nuk u mirëprit  në Prishtinë, si dhe rastin e bërjes publike të deklaratave të zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi, për hapjen e arkivave të UÇK-së, dhe konstatimin e tij se kjo do t’i shkonte për shtati edhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Albin Kurti, ka ardhur në pushtet përmes tensioneve dhe ashtu do të largohet

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Nasim Haradinaj, ka …