leoni

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë dorëzoi dosjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale konfirmoi se vazhdimi i paraburgimit ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt vazhdon të mbetet në fuqi

Gjykata Speciale përmes një shkrese drejtuar gjyqtarit paraprak, ka thënë se vazhdimi i paraburgimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt vazhdon të mbetet në fuqi. Sipas shkresës, gjyqtari i procedurës paraprake më parë ka gjetur dyshimin e bazuar se të akuzuarit kanë kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë brenda juridiksionit të kësaj gjykate. Sipas Gjykatës Speciale të gjitha këto gjetje të gjyqtarit paraprak vazhdojnë të qëndrojnë, andaj paraburgimi ndaj të njëjtëve duhet të vazhdohet. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si …