leoni

Konferenca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, do të më 13 ose 14 shtator

Gjykata Speciale kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mori vendim që deklaratat e dy dëshmitarëve të pranohen me shkrim

Në çështjen gjyqësore të Gjykatës Speciale kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është marrë vendim që deklaratat e dy dëshmitarëve të pranohen me shkrim, ndërsa mbrojtja do ta ketë mundësinë që t’i marrë në pyetje, a bërë të ditur Angela Griep, zëdhënëse e Gjykatës Speciale në Hagë,  gjatë konferencës javore, ku ndër tjerash tregoi edhe për zhvillimet që e kanë karakterizuar Gjykatën gjatë pushimit, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 20 dhjetor dhe më 6 janar, trupi gjykues vendosi mbi një kërkesë të Prokurorisë për të pranuar si prova dëshmitë me shkrim të dy dëshmitarëve dhe provat materiale shoqëruese, ndërsa dëshmitarët duhet të jenë në dispozicion për t’u marrë në pyetje nga pala kundërshtare. Krahas kësaj, trupi gjykues miratoi një kërkesë të Prokurorisë për të lejuar një dëshmitar të japë dëshmi nëpërmjet video-konferencëe. Për të njëjtin rast, Angela Griep ripërsëriti që më 18 dhjetor 2024 është miratuar një kërkesë e mbrojtësit të viktimave. Ndërsa në rastin Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, që ka të bëjë me pretendimet për ndikim në dëshmitarë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kërkuam të drejtën për votim, por VV po insiston në procedura jokushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin e ftuar …