Brickos

Gjykata Speciale

Gjykata Speciale kundër UÇK-së, dënon në mënyrë speciale, inkuzicionale

Me vendin e sotëm për gjykimin me 26 vjet burg të Salih Mustafës, për gjoja vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë, Gjykata Speciale e tregoi fytyrën e vërtetë inkuizicionale, dhe krejt kjo paralajmëron ditë të zeza për të gjithë ata çlirimtarë shqiptarë, të cilët do dalin në gjykim  para kësaj gjykate, dhe të cilët do të shkojnë vullnetarisht, për të treguar pafajësinë e tyre, edhe pse e dinë fare mirë se kjo është gjykatë politike që dënon vetëm shqiptarë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shqiptimi i dënimit 26 vjet burg, është paradoksal, në radhë të parë për faktin se gjykatësi është bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur, pa identitet publik, që mund të jenë mercenarë të ish regjimit, bashkëpunëtorë të kriminelëve të Millosheviqit.

Sa i përket lartësisë së dënimit të Salih Mustafës, po të krahasohet me dënimet që i ka shqiptuar Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, dënimi është po ashtu special, katër vjet më shumë burg sesa ishte dënuar  dora e djathtë e  Sllobodan Millosheviqi në Kosovë, Nikola Shainoviqi me 22 vjet burg, nga të cilat i ka mbajtur vetëm 12, i akuzuar për krime kundër  njerëzimit në rastin e luftës në Kosovë.  Vetëm 15 vjet burg ishte dënuar, Dragoljub Ojdaniq, shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, përgjegjës për krime në luftën e Bosnjës dhe dëbimin e  të shqiptarëve nga Kosova, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Komandanti i forcave të ushtrisë së Jugosllavisë në Prishtinë, Vladimir Lazareviq ishte dënuar edhe vetëm me 14 vjet burg…

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …