leoni

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale, në Hagë, ka bërë të ditur se të enjten dhe të premten, nuk do të ketë seanca, sikur ishte planifikuar

Gjykata Speciale, në Hagë, ka bërë të ditur se të enjten dhe të premten, nuk do të ketë seanca  ashtu siç ishte planifikuar në gjykimin kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo u bë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në këtë rast, ku po ashtu u diskutua për afatet kohore dhe procedurat për nxjerrjen e provave si dhe planifikime të tjera lidhur me mbylljen e çështjes gjyqësore në këtë rast, raporton “Betimi për Drejtësi”. Duke folur për mocionet jogojore, prokurori Matt Halling njoftoi se një e kanë dorëzuar dje, duke shtuar se do të bëjnë edhe mocione të tjera që mbeten për t’u parashtruar gjatë ditëve në vazhdim. Mocioni i parashikuar prej tyre më i madhi, sipas prokurorit Halling është ai për Shtabin e Përgjithshëm me rreth 500 materiale. Tha se do të ketë edhe për Zonën e Pashtrikut me rreth 300 materiale

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …