Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale, politika mbi ligjin: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së sfidon akuzat e ndërtuara politikisht

Strategjia e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës po tregon më shumë se gjithçka dimensionin politik të proceseve gjyqësore. Ish-avokati i Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës, Michael O’Reilly, konfirmon se taktika është e njëjtë: të provohet se nuk ka pasur komandë të plotë ose zinxhir komandues të qartë, duke sfiduar në mënyrë efektive pretendimet e Prokurorisë. Në Tribunal, kjo strategji ndihmoi në vlerësimin se UÇK-ja, ishte një organizatë vullnetare dhe se Haradinaj nuk kishte urdhëruar, toleruar apo fshehur krime. Sot, mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit synon të shfrytëzojë të njëjtat argumente për të neutralizuar akuzat e Speciales. O’Reilly thekson se respekti për liderët e UÇK-së, nuk nënkuptonte komandë absolute; luftëtarët vepronin sipas nevojave të situatës dhe bindjes personale, duke sfiduar narrative të ndërtuara për të stigmatizuar organizatën. Dëshmitë e James Rubin, Paul Williams dhe John Duncan treguan se shumë prej akuzave politike nuk mbahen mbi prova konkrete, por mbi interpretime që synojnë të shkatërrojnë imazhin e UÇK-së dhe historinë e Kosovës. Ky precedent nënvizon se procesi në Speciale po përdoret më shumë si një instrument politik sesa juridik, duke rrezikuar jo vetëm drejtësinë për individët, por edhe reputacionin e vendit ndërkombëtarisht.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani kritikon Kosovën, rritja e trupave të EULEX për zgjedhje

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas njoftimit të EULEX-it për shtimin …