leoni

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, këtë javë e viziton Kosovën ku do të pritet nga të gjithë liderët e lartë shtetëror

Gjykata Speciale rezervon një ditë shtesë për dëshminë e Wesley Clarkut në mbrojtje të Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka miratuar kërkesën e ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi për të rezervuar një ditë shtesë në kalendarin e seancave, në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i plotë i dëshmisë së planifikuar të gjeneralit amerikan Wesley Clark.  “Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë”, thuhet në vendimin e Speciales. Gjykata ka sqaruar se qëllimi i kësaj shtese është përmbyllja “në mënyrë të shpejtë dhe efektive” e dëshmisë, duke i kërkuar palëve që, nëse është e mundur, ta mbyllin procesin edhe më herët. Gjenerali Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë më 1999, pritet të jetë një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të mbrojtjes, me ndikim të drejtpërdrejtë në kontekstin historik dhe ushtarak të veprimeve të UÇK-së gjatë luftës. Ndërkohë, Gjykata ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të hënën, më 10 nëntor 2025, nga ora 14:00 deri në 17:00.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Letra e Kurtit për Hagën është manovër elektorale, jo përkushtim ndaj ish-luftëtarëve

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar si “kalkulim politik” veprimin e kryeministrit në …