QNR

Gjykata Supreme aprovoi ankesën e Vetëvendosjes lidhur me numërimin e 1806 fletëvotimeve të diasporës

Gjykata Supreme mori vendim që të aprovojë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me numërimin e 1806 fletëvotimeve të diasporës. Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi, ka bërë të ditur e është aprovuar ankesa e tyre nga Gjykata Supreme. Lëvizja Vetëvendosje dje në orën 11:00 ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për numërimin e këtyre fletëvotimeve. Për këto fletëvotime,  ishte ankuar edhe në PZAP, mirëpo kjo fillimisht e kishte refuzuar ankesën e Vetëvendosjes  për numërimin e këtyre fletëvotimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …