leoni

Sergjan Darmanoviq deklaroi se nuk ka marrë pjesë në çfarëdo negociatash për t’i dhënë dikujt territor të Malit të Zi

Sergjan Darmanoviq deklaroi se nuk ka marrë pjesë në çfarëdo negociatash për t’i dhënë dikujt territor të Malit të Zi

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq deklaroi para deputetëve të Kuvendit se nuk ka marrë pjesë në çfarëdo negociatash për t’i dhenë territor të Malit të Zi kujtdo qoftë. Siç është shprehur ai, negociata të tilla nuk ka pasur asnjëherë, as që mund të ketë, citojnë mediet malazeze Darmanoviqin. Ai u shpreh para Parlamentit të Malit të Zi duke u përgjigjur ndaj akuzave të deputetit të Frontit Demokratik, Millun Zogoviqit, i cili ka thënë se çështja e kufizimit me Kosovën nuk është mbyllur dhe se pala malazeze e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të Marrëveshjes për kufizimin me Kosovën, pavarësisht se ajo është e ratifikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …