leoni

Nesër mbahet Akademi në nderim të heronjve të kombit Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri

Nesër mbahet Akademi në nderim të heronjve Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri

Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri, më datë 06.11.2019, në Vushtrri, organizohet Akademi përkujtimore në nderim të heronjve të Kosovës: Xhelal Hajda – TONI, Selajdin Mullabazi – MICI, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri Akademia përkujtimore organizohet në rastin e përkujtimit të 21-vjetorit të rënies heroike të këtyre dëshmorëve, më datë 06 nëntor 2019, në orën 17:00, në Qendrën Rinore, e cila gjendet mbrapa palestrës së sporteve në Vushtrri. Në atë rast do të shfaqet edhe film dokumentar që i kushtohet Heroit të Kosovës, Hamdi Hajrizi. Organizimi i kësaj ngjarjeje bëhet nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në bashkëpunim me institucionet komunale sipas kësaj agjende: Në orën 10:00 – homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve, në Apterushë, Rahovec. Në orën 12:00 – homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Bletaj. Në orën 12:30 – bëhet zbulimi i lapidarit të Heroit të Kosovës, Bektesh Nuhi Haliti. Në orën 17:00 – mbahet Akademi përkujtimore për Heronjtë e Kosovës, ku edhe shfaqet film dokumentar për Heroin Hamdi Hajrizi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …