Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative ka hedhur poshtë padinë e SBASHK-ut, ndaj Ministrisë së Arsimit, lidhur me vendimin e kësaj të fundit për kompensimin e orëve të humbura mësimore gjatë grevës që u mbajt në janar të këtij vendimi. Në aktvendimin e Gjykatës thuhet “Refuzohet si e pabazuar kërkesa SBASHK-ut në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar nga gjykata shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë së  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  Nr.28/01B të datës 26.02.2019, deri në vendosjen e çështjes së padisë. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, javë më parë mori vendim për kompensimin e orëve të tri javëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBASHK-u.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …