Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik

Sherifi: Platforma për dialogun e miratuar në Kuvend nuk lë vend për kompromis që dëmton interesin e Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se platforma e Kosovës për dialog, e cila dje është miratuar në Kuvend nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës. Ai ka shkruar se kryetari  i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka të drejt kur i është ankuar diplomatit amerikan David Hale se kjo platformë nuk lë vend për kompromis. Është plotësisht e kuptueshme arsyeja e kundërshtimit që Presidenti i Serbisë i bën platformës që nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës! Mirëpo, ajo që është e vështirë të kuptohet në lidhje me platformën në fjalë ka të bëjë me faktin se një numër deputetësh bojkotuan miratimin e saj ndërsa forca të caktuara të opozitës refuzojnë që të jenë pjesë e kësaj platforme. Sidoqoftë, me miratimin e Platformës për dialog me Serbinë Kuvendi i Kosovës ua bëri me dije të gjithëve se ka përfunduar një herë e përgjithmonë koha kur në dialog shkohej me “duar në xhepa”! Tani është koha e bashkimit përreth kësaj Platforme në interes të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …