EULEX-i monitoron nga afër rastin e Dejan Pantiqit, për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, Dejan Pantiq, iu ka ndryshuar masa e sigurisë, me arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, Dejan Pantiq, iu ka  ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak. Lajmin për mediet e  konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Ajo tha se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale. “Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi. Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Arrestimi i Pantiqit u bë shkas që serbët në Veri të vendosin barrikada nëpër rrugë. Me lirimin e Pantiqit,  është e mundur që serbët të fillojnë t’ i  heqin barrikadat, pasi konisderojnë se ia kanë arritur qëllimit.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …