Brickos

Kurti

Kryeministri Albin Kurti shprehet i habitur me vendimin e Gjykatës Themelore për mbrojtje në liri të policit, Deran Pantiq

Lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për mbrojtje në liri të ish policit Dejan Pantiq, në  një konferencë për media ka folur edhe kryeministri, Albin Kurti. Ai  ka shfaqur mospajtimin e tij me një vendim të tillë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke thënë se do të ishte shumë kureshtar ta dinte se cili është prokurori, që ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak,  e cili është gjyqtari që e ka aprovuar këtë vendim,  meqë Dejan Pantiq akuzohet për terrorizëm.  Mirëpo  ja që po ndodh edhe kjo,  madje edhe kur kemi akuzë për terrorizëm i pandehuri  dërgohet në arrest shtëpiak, ka thënë Kurti para gazetarëve. Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …