Gjykata Themelore në Prishtinë, nga 30 ditë paraburgim për 17 protestuesit e opozitës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur nga 30 ditë paraburgim për shtatëmbëdhjetë protestuesit e opozitës. Këtë masë ndëshkimore e kishte kërkuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Këta protestues u arrestuan nga Policia e Kosovës, në protestën e 18 nëntorit. Protesta kishte nisur pas arrestimit të shefes së deputetëve të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, e cila ka hedhur disa herë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjet e Kosovës me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, dhe atë me Malein e Zi për caktimin e demarkacionit. Policia është në kërkim të tre deputetëve të tjerë, nga radhët e Vetëvendosjes. Për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun e Faton Topallin është lëshuar urdhërarrest për të njëjtën vepër si të Kadaj Bujupit.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …