Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Glauk Konjufca: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, një shoqërie shumëetnike

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe, lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve. Ai ka shkruar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, një shoqërie shumëetnike dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të marr masa të rrepta ndaj deklaratave të tilla, sikur ishte ajo e ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq. Ai ka shkruar më tutje se heshtja ndaj një deklarate të tillë nuk është opsion, njëjtë sikurse nuk janë opsion përgjigjet e dobëta. “Një ministre e qeverisë serbe ka bërë thirrje publikisht për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Një retorikë e tillë i lavdëron krimet e luftës, kërcënon stabilitetin rajonal dhe është krejtësisht e papajtueshme me vlerat evropiane, si dhe me të ardhmen evropiane. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, një shoqërie shumëetnike, pajtimit të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë, dhe të ardhmes evropiane. Edhe Serbia duhet ta zgjedhë këtë rrugë” ka shkruar, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

PDK:  Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit procese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me deputetët e …