Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i është përgjigjur reagimeve të autoriteteve në Serbi, pasi Lista Serbe nuk arriti të certifikohej për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. Konjufca thotë se për të qenë pjesë e politikës institucionale duhet të ndryshojë rrenjësisht qëndrimet për kombin shqiptar dhe për Republikën e Kosovës. Përfaqësuesit e tyre duhet të mësohen me faktin objektiv që Kosova është shtet i pavarur dhe që ata të cilët jetojnë në të duhet ta avansojnë këtë shtetësi, e jo ta rrënojnë atë. Ai ka shtuar se populli i Kosovës dëshiron paqe, zhvillim dhe fqinjësi të mirë me të gjithë. Por pushtetarët serbë në Beograd dhe krijesat e tyre në Kosovë nuk e ndajnë të njëjtin vizion.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
