Gllogjani brenda javës me të gjitha rrugët e asfaltuara

Gllogjani brenda javës me të gjitha rrugët e asfaltuara

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën inspektoi fillimin e asfaltimit t të rrugëve në Gllogjan të Deçanit.  Këto punime të fazës së dytë të projektit për Gllogjanin, kushtojnë rreth 650 mijë euro dhe pritet të përfundojnë brenda kësaj jave.  Me përmbylljen e këtyre punimeve, Gllogjanit nuk i mbetet asnjë rrugë e pa asfaltuar. I pari i MI-së duke i uruar qytetarët e Gllogjanit tha se ky investim është i vonshëm për një vend me merita të mëdha për lirinë e vendit. Ndërsa kryetari i Deçanit, e falënderoi ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Deçanit dhe tërë komunave në vend.​

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …