Lekaj inauguroi rrugën e Bërdosanës

Lekaj inauguroi rrugën e Bërdosanës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inauguroi rrugën e asfaltuar të Bërdosanës. Ky projekt që ka gjatësi afër 1.6 kilometra e kosto rreth 120 mijë euro, e shkurton rrugën mes fshatrave të Gjakovës. Të hënën po ashtu ka përfunduar edhe  rruga e cila lidh Gjakovën me Deçanin. Kjo rrugë kalon pranë varrezave historike ( varrezat e Jagozit), më të vjetrat në Gjakovë. Ministri Lekaj duke i uruar qytetarët e kësaj ane tha se Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar që të realizoi projekte të denja për qytetarët. Deri më tani nga MI-ja janë investuar rreth 42 milionë euro  në komunat e Kosovës dhe investime të tilla do të ketë edhe në vitet në vijim. Kryetari  i Gjakovës, Ardian Gjini, e falënderoi ministrin Lekaj dhe Qeverinë Haradinaj, për investimet e bëra në Gjakovë dhe më gjerë, duke thënë se kjo rrugë është neglizhuar nga qeverisja e kaluar, por që tash po inaugurohet falë investimeve të  Qeverisë së Kosovës më konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …