GLPS: Ursula van der Leyen presidentja më e favorshme e Palamentit Evropian për Kosovën

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka paraqitur raportin: “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian”. Drejtorja e këtij grupi, Arbëresha Loxha tha se Parlamenti Evropian asnjëherë nuk ka pasur një president më të favorshëm për Kosovën sesa emërimi i Ursula van der Leyen në këtë pozitë. Prandaj, lidershipi i Kosovës duhet të forcojë partneritetin që ka me Gjermaninë dhe Francën. Ajo shtoi më tutje se Grupi për Studime Juridike dhe Politike mendon se emërimi i Ursula van der Leyen në postin e presidentes së Parlamentit Evropian pozitiv për Kosovën në përgjithësi do të rris rolin dhe do të ketë një menaxhim më ët madh të Berlinit në proceset siç është zgjerimi dhe në përgjithësi në Bashkimin Evropian, e cila pritet rrjedhimisht të reflektoj pozitivisht në rastin e Kosovës. Ndërkohë, Përparim Kryeziu nga GLSP i cili foli për efektet e Josep Borrell në pozitën e përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, tha se shqetësimi kryesor për Kosovën mund të jetë se Borrell vjen nga Spanja, shtet ky i cili nuk e ka njohur Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …