Godfrey: Washingtoni vazhdon të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar se Uashingtoni po vazhdon të bëjë krejt çka mundet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke. Gjatë intervistës për gzatën serbe “Blic”, ai ka deklaruar se përparimi i qëndrueshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet nga dëshira e liderëve në Beograd dhe Prishtinë për të ndërmarrë hapa të vështirë por të guximshëm e të nevojshëm për ta forcuar paqen dhe prosperitetin që meriton rajon. “Washingtoni vazhdon të bëjë gjithçka që mundet për ta inkurajuar dhe mbështetur normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njohjen përfundimtare reciproke” është cituar të ketë deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj për reagimin e Trendafilovës ndaj ligjit të ri: Shenja e parë e efektit të veprimeve të Kosovës

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar si hap pozitiv reagimin publik të …