Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Google, Apple, Netflix e gjigantë të tjerë të teknologjisë kundërshtojnë Trumpin lidhur me emigrantët myslimanë

Gjigantët e teknologjisë informative Google, Apple, Netflix e të tjerë kundërshtojnë urdhrin ekzekutiv të kryetarit amerikan. Donald Trump për emigrantët myslimanë, të cilëve iu ka ndaluar hyrjen në SHBA. Kompanitë e teknologjisë në Amerikë mbështeten shumë në inxhinierë të huaj dhe të ekspertë të tjerë teknikë si dhe në një përqindje të konsiderueshme të fuqisë punëtore. Urdhri ndalon hyrjen në SHBA për të gjithë personat nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni për 90 ditë. Ky veprim, me qëllim gjoja për të parandaluar ekstremistët nga kryerja e sulmeve në SHBA, tani mund të rrisë tensionet mes administratës së re të Trumpit me industritë më të rëndësishme ekonomike dhe kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …