Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë biseduar me telefon për marrëdhëniet, Amerikë-Rusi

Kryetari i Amerikës Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin folën 50 minuta përmes telefonit

Kryetari i Amerikës, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin folën me njëri-tjetrin  50 minuta përmes telefonit.  Komunikimi i parë mes dy kryetarëve është interpretuar si baza e  ndërtimit të marrëdhënieve të reja mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Lajmin për kryerjen e telefonatës e ka shpërndarë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer. Lidhur me përmbajtjen e asaj që u fol, në 50 minuta bisedë mes dy kryetarëve,  nuk ka asnjë të dhënë, nga Uashingtoni as nga Moska. Ajo që dihet është se telefonata është mirëpritur në Rusi, ndërsa në SHBA dhe Evropë kritikët e politikave të Putinit janë në ankth. Ata i tremben mundësisë që Trump të braktisë zotimet e Shteteve të Bashkuara në kuadër të NATO-s. Vetë Trump gjatë fushatës elektorale pati deklaruar disa herë se do të rishikojë kontributet e Uashingtonit në Aleancë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …