Grabovci: Zgjedhja e Thaçit president, çështje ditësh

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës shprehen të bindur se zgjedhja e Thaçit për kryetar të Republikës është çështje ditësh. Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që seanca të mbahet para ose prapa 17 shkurtit. “Ajo që është shumë me rëndësi është se president do të kemi në përputhje me të gjitha afatet ligjore”, ka thë Grabovci. Ai ka shtuar se janë të interesuar që t’i respektojnë afatet, por nuk do të lejojnë që të ketë boshllëk institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …